Kusari- Lila: Të martën seancë, në rend dite projektligji për pagën minimale

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, tha se nesër do të mbahet vazhdimi i seancave me pikat e mbetura duke përfshirë projektligjin për pagën minimale, projektligjin për ndarjet buxhetore, etj.

Kurse sipas saj, seanca e re do të mbahet këtë të enjte dhe të enjten e javës tjetër.

Kusari Lila tha se në rastin e pagës minimale ka pasur pak vota ndryshe dhe ka pasur tetë deputetë që nuk kanë qenë prezent dhe kanë qenë të paralajmëruara.

“Në VV ka diskutime dhe debate të vazhdueshme për pikat dhe pastaj dakordim për mënyrën e votimit”, tha Kusari Lila.

Kurasi Lila ka folur edhe për përfshirjen e veteranëve në projektligjin  për pagën minimale.

“Flasim për dy mekanizma të ndryshëm që nuk janë më të lidhur që nga 2017. Për të gjitha kategoritë tjera të skemës pensionale qeveria për ketë vit fillon diskutimet për ri programimin”, përfundoi ajo.

Më 6 qershor, para Kuvendit të Kosovës kanë protestuar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veteranët kanë protestuar për të kundërshtuar mos përfshirjen e tyre në projektligjin për pagat.

VIDEO – Policia përdor sprej ndaj veteranëve protestues