Mimoza Kusari Lila në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, 17 janar 2022

Kusari Lila pas reagimit të FMN-së: Opozita rreshtohen pas ideve populliste dhe destruktive për ekonominë e vendit

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka kundërshtuar idenë për dhënien e Trustit dhe sipas saj nuk rekomandohet kthimi i tarifave të vjetra të rrymës.

“Udhëheqësit opozitarë bashkë me ekonomistët që i mbështesin ata, akuzojnë pozitën për vendime populiste, përderisa vetë nuk bën asgjë më shumë se të rreshtohen pas ideve/propozimeve populiste dhe destruktive për ekonominë e vendit deri në shkatërrim financiar të shtetit. Stimulohet rrënimi i stabilitetit financiar, nxitja e trazirave sociale dhe rrezikimi i funksionimit të Agjencive Rregullative vetëm pse ata e humbën pushtetin”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Sipas Kusari Lila, reagimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me propozimin e PDK-së, mbështetur nga LDK, AAK dhe Lista Serbe për tërheqjen e 30% të Trustit si dhe procesin gjyqësor për anulimin e tarifave të energjisë, sipas saj tregon seriozitetin e situatës, përfshirë rrezikimin e sistemit financiar dhe rregullativ në Kosovë, si dhe është “dëshmi sa popullsitë dhe destruktiv është propozimi i partive të opozitës”.

“Nuk rrënohet shteti pse ke humbur pushtetin. Kjo logjikë tregon shumë qartë paaftësinë për të menduar propozime që ndihmojnë qytetarin dhe nuk rrënojnë shtetin. Kjo nuk është ekonomi, është mendësi sot për nesër”, ka shkruar ajo.

Gjatë ditës së sotme, FMN është deklaruar kundër prekjes së parave të Trustit

FMN kundër prekjes së parave të Trustit