Kusari-Lila opozitës: Po u mungon Lista Serbe ... Imagjinoni kur të dalin dhuratat për fëmijët e Radoiçiqit
Një shirit ndalese me mbishkrimin “Danger” është vendosur rreth foltores së Kuvendit të Kosovës nga deputeti i pavarur, Haki Abazi, derisa shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, po iu kundërpërgjigjej akuzave të opozitarëve për “bashkëpunim me Millan Radoiçiqin”, në kohën kur ai ishte në Listën e Zezë të SHBA-së.
Kusari-Lila tha se partive opozitare që kanë qenë më herët në pushtet nuk iu vjen mirë që Lista Serbe nuk është e pranishme më në Kuvend.
Ajo kundështoi Shefin e GP të Partisë Demokratike të Kosovës. Aberald Tahirin i cili tha se Radoiçiq bashkë me deputeten Kusari- Lila e kanë përcaktuar pagën minimale në Kosovë.
“Në fakt është për keqardhje të dëgjosh shpifje dhe fabrikime. Abelard, në asnjë formë nuk po mundeni me atribu bashkëpubimin që e keni pasë ju me Listën Serbe. Aq shumë po ju mungojnë. Me qeverisjen e Kurtit, qe 28 muaj Lista Serbe nuk është këtu. E çka bani ju: i thirrni bashkëpunëtoret e Milan Radoiçiqit. Tash kur po folni për këto bashkëpunime më lejoni t’ua kujtoj pak, se ke votu në orët e vona të shtatorit të vitit 2017, mirëpo kjo s’ka ndodhë me kryeministrin Kurti. Imagjinoni kur të dalin dhuratat për fëmijët e Radoiçiqit, për zyrtarë e udhëheqës. Asnjë rritje nuk u është bërë veteranëve sa keni qenë në pushtet. Milionera, a jeni ju mirë?”- tha Kusari- Lila.
Ajo shtoi se në lidhje me incizimin që ka qarkulluar është i fabrikuar dhe rasti është denoncuar.
“Mbi 2 milionë para të tërhequra të punëve në veri. Lista në veri nuk ka asnjë ndikim të vetëm në Kuvendin e Kosovës prej qershorit 2022. Ajo bisedë është e fabrikume. Rasti është në polici … Fatkeqësia juaj është që po ia rritni kredibiletitin qeverisë. Edhe gjithashtu kush po mundohet me ja pastru identitetin Rajoiçiqit e Simiqit jeni të humbur”- përfundoi Kusari- Lila.
Ndërsa, shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri tha që gazetarët të cilët publikuan bisedën mes deputetes dhe Radoiçiqit duhet të fitojnë medalje presidenciale.