Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kusari Lila - opozitës: Po doni që të dënoni qytetarët që nuk iu kanë votuar

Opozita në Kuvend u deklarua se nuk do të marrë pjesë në votimin e Marrëveshjes ndërkombëtare për rehabilitimin e linjës hekurudhore.

Kjo gjë ka ngjallur reagimin e shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila cila iu drejtua opozitës duke thënë se “ju nuk i keni humb zgjedhjet për arsye qe nuk janë miratuar ato tri marrëveshje ndërkombëtare, i keni humb për shkak një kulture të keqqeverisjes”.

Deputetja e LVV-së, ka thënë se janë procesverbalet e komisioneve dhe diskutimet në Kuvend në të cilat shihen dhe kuptohen drejtë arsyet pse nuk janë votuar marrëveshje të caktuara.

“Sot në agjendë janë katër marrëveshje ndërkombëtare të cilat ju u deklaruat që nuk do t’i mbështetni se është arrogancë e numrave. Ju këto nuk do t’i mbështetni për arsye se doni që t’i dënoni qytetarët se ata kanë votu ndryshe”, ka thënë ndër të tjera Kusari-Lila.