Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kusari Lila nga foltorja e Kuvendit fton qytetarët të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila që është edhe kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës, nga Kuvendi i Kosovës ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune.

“Ftojmë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 nëntorit”, tha Kusari Lila.

Tutje ajo ka folur punën e Qeverisë së Kosovës duke thënë se nuk duhet të ndalen punët që kanë edhe gjatë fushatës zgjedhore për qeverisje lokale.

“Veprimtarit dhe angazhimet tjera të qeverisë nuk duhet të ndalen apo të ngadalësohen”, tha ajo.

Sipas saj, diçka e tillë ka ndodhur në fushatën zgjedhore të fundit.

“Është me rëndësi sikur gjatë fushatës për raundin e parë, të vazhdohet me punë dhe angazhime edhe në të dytin”, tha ajo.

Kusari – Lila foli edhe për daljen në zgjedhje, duke bërë krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare.

“Dalja e votueseve kësaj radhe ishte më e vogël për 6% nga ajo e zgjedhjet nacionale”, tregoi Kusari – Lila.