Mimoza Kusari-Lila Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kusari- Lila: Në kohë pandemie ministrisë së asfaltit iu rrit buxheti

Në emisionin e sontëm “KALLXO Pernime”, po diskutohet për rimëkëmbjen ekonomike në vendin tonë.

Deputetje e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Mimoza Kusari- Lila ka folur rreth pikave që do të rishikohen me përfundimin e zgjedhjeve.

“Nuk kishte aksham pazar pasi që diksutimi që ka qenë në komisionin për buxhet dhe financa ishte diskutim i cili së pari është propozuar që së pari të bëhet nga kjo lagjislaturë darja 1/3 edhe për muajin shkurt dhe ajo që parashihet në pamundësi të kalimit të buxhetit në mënyrë që të ketë mundësi qeveria e radhës që të ndikoj drejtpërdrejtë në projekt buxhetin e vitit 2021”, ka thënë Kusari.

Ajo tutje ka thënë se është kritikuar rritja e buxhetit për Ministrinë e Infrastrukturës.

“Kërkesat e domosdoshme të cilat kanë qenë kërkesa e KQZ-së që të shtohet buxheti për zgjedhje, kërkesa të komunave që nuk kanë arritur të kalojnë me kohë buxhetin në asamble komunale, 40 milionë të vaksinave, ndërsa ajo që është thënë dhe është krituar është se si mundet që në këtë situatë që ministrisë së insfrastukturës t’i rritet buxheti për 53 milionë, ministrisë së asfalltit, dhe këto janë projete që kanë vazhdimësi”, ka thënë Kusari.

Në këtë debat Kusari është pyetur se sa vaksina do të blihen me 40 milionë euro.

“Dy dozat e vaksinës kushtojnë afërsisht 60 euro, por nuk e dimë se sa i ka blerë Kosova. Kam pasur edhe pyetje parlamentare për ministrin Zemaj”, ka thënë Kusari.

Debatin rreth rimëkëmbjes ekonomike mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: