Arkiv - Mimoza Kusari Lila në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Kusari-Lila: Kosova e para për numrin e vdekjeve në botë, kaq për menaxhimin e “mirë” nga juristi i LDK-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari- Lila, ka publikuar një grafikë e cila tregon që Kosova qëndron më së keqi në botë për nga numri i vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19 në 1 milion banorë

Këto të dhëna, sipas Kusari- Lilës janë tregues sesi u menaxhua pandemia nga ministri i Shëndetësisë.

Ky është postimi i plotë i saj në Facebook:

Kosova e para në Botë (prapë) për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë nga virusi SARS-nCoV-2, pasuar nga Peruja, Bolivija, Meksika, Panama.

Kaq për menaxhimin e “mirë” nga juristi i LDK-së dhe lavdatat e kryetarit të tij për punën që po bëhet.

Kosova e vogël po prin me vdekje nga virusi. Pushtetarët po keqmenaxhojnë dhe po abuzojnë me testime në laboratoret private, duke rrezikuar ende më shumë jetën e qytetarëve, atyre që janë sëmurë, por edhe atyre të shëndoshë, të cilët si pasojë e alarmit kolektiv ia mësyn laboratorëve privat të cilët shumë shpejt mund të shëndrrohen në burime të reja të infeksionit.

Të mos kesh legjitimitet politik është një e metë dhe dëm që i bëhet demokracisë. Por, të kesh deficit të përgjegjësisë njerzore, morale dhe të kesh synim përfitimin në kurriz të qytetarëve në mes të pandemisë, është krim dhe shkelje e të drejtave njerëzore.

Sipas këtij grafikoni, po sqarohet kush është “xhelati” këtu.