Kusari-Lila i kundërpërgjigjet opozitës për vizitën e Kurtit në Bruksel

Ushtruesja e detyrë së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk kanë pasur të bëjnë vetëm me dialogun me Serbinë.

“Të gjithë ata që i kanë parë takimet e kryeministrit, kanë arritur ta shohin se kryeministri ka pasur takim me Borrell dhe Lajçak por edhe takime me zyrtarë të tjerë në BE. Në rast se ju e shihni ndonjë rrugë tjetër të integrimit përveç nga Brukseli, na tregoni”, tha ajo.

Ajo tha takimet kanë të bëjnë me proceset e lidhura me BE-në, siç është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

“Kanë qenë takime që dosmosdo duhet të bëhen që Kosova të jetë e qartë në politikat e saja”, theksoi deputetja.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, llogari se pse po fillon procesi i dialogut pa i parë dështimet në këtë proces.

Abelard Tahiri kërkon llogari nga kryeministri për etapat e dialogut