Kusari - Lila: 80 deputetë e kanë shprehur vullnetin të marrin pjesë në procesin e votimit

U. d. e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka konfirmuar se kanë paraqitur kërkesën për dy kandidatura për president.

Ajo theksoi se janë 80 deputetë që e kanë shprehur vullnetin të marrin pjesë në procesin e votimit, por që shtoi nëse këta deputetë do të qëndrojnë pas këtij konfirmimi.

“Sot ne deputetët e kemi paraqit kërkesën për dy kandidatura për president. Kandidatja e parë është Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Do të fillojmë me trajtimin e tyre në kryesinë e kuvendit. Ne shpresojmë që seanca e parë e jashtëzakonshme të jetë sot me pikën e rendit të ditës amandamentimi i ligjit për zgjedhjet. Në rastin e dështimit të zgjedhjes së presidentit është e pa shmangshme shkuarja në zgjedhje nacionale”, tha Kusari – Lila.

Kusari – Lila njoftoi se mbledhja e kryesisë po mbahet me vetëm një pikë të rendit të ditës që është ajo e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, që t’iu mundësohet diasporës që të votojnë nëpër ambasadat kosovare atje.

Osmani pritet ta ketë kundërkandidat bashkëpartiakun Nasuf Bejta