Kusari: Hoti nuk arriti të bindë partnerin e koalicionit për ndërim të viktimave të Srebrenicës

Kuvendi i Kosovës, ka nisur punimet duke mbajtur një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës.

Por kur ka filluar të mbahet një minutë heshtje, deputetët e Listës Serbe janë parë duke e lëshuar sallën.

Në lidhje me këtë masakër, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka kërkuar që nesër në orën 13:00 në tërë Kosovën të mbahet një minutë heshtje për këto viktima.

Por në lidhje më këtë ka reaguar deputetja e kuvendit Mimoza Kusari Lila duke thënë se mohimi i krimit është krim në vete.

“U ndjeva shumë keq për shkak se sa po mundohemi të krijojmë një urë bashkëpunimi minimal largimi nga salla në momentin kur u bë një minutë heshtje për 8372 jetë të marra ata u larguan. Mohimi i krimit është krim në vete dhe sot ka ndodhur edhe një poshtrim për ato viktima. Na lejoni që të paktën atë se çfarë meritojnë një moment heshtje për ta ta kishim bërë si Kuvend në tërsi me dijnitet”, ka thënë Kusari.

Ajo tutje ka reaguar edhe për kërkesën e kryeministrit Hoti që nesër në orën 13:00 të mbahet një minutë heshje për këto viktima.

“Hoti ka kërkuar nesër në ora 13:00 të mbahet një minutë heshtje në tërë Kosovën por për këtë nuk mund ta bind as partnerin e vet të koalicionit, prandaj në emër të gjithë atyre që meritojnë të nderohen shprehë keqardhje të thellë”, u shpreh Kusari.

 

Kuvendi i Kosovës me një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës, Lista Serbe del nga salla – VIDEO