Sebastian Kurz

Kancelari Kurz uron Kurtin: Mezi pres të punoj me ju

Kancelari austriak, Sebastian Kurz  ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e qeverisë.

Ai përmes një postimi në twitter ka thënë se do ta mbështesë integrimin e Kosovës dhe mezi pret të punoj me qeverinë e re.

“Urime Albin Kurti për formimin e qeverisë së re në Kosovë. Mezi pres të punoj me ju dhe të mbështesë integrimin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i ri i Republikës së Kosovës. Ai është zgjedhur kryeministër në seancën e sotme të Kuvendit me 66 vota për, 10 abstenime.