Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz në bashkëbisedim virtual me kryemnistrin e Shqipërisë, Edi Rama – Foto: Sebastian Kurz /Twitter

Kurz bisedon me Ramën: BE do të jetë e plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e saj

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen BE-së.

Këtë deklaratë Kurz e ka dhënë në Twitter, pas një bashkëbisedimi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

“Sapo kisha një videokonferencë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Zyrës së OSBE-së, Edi Rama për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë COVID-19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE”, thuhet në publikimin e tij.

 

Vitin e kaluar Shqipëria mori zyrtarisht Kryesimin e Presidencës së OSBE-së për vitin 2020.

Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së