Kurtishaj: Transportuesit nuk do e zbatojmë vendimin e Ministrisë për përgjysmim të çmimit të biletave të autobusëve

Ruzhdi Kurtishaj nga Shoqata e Transportuesve Rrugorë të Udhëtarëve në emisionin “Kallxo Përnime” ka diskutuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës për përgjysmimin e çmimit të biletave të autobusit për disa kategori të qytetarëve.

Ruzhdi Kurtishaj ka bërë të ditur se kompanitë transportuese nuk do e zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës.

“Nuk e kemi zbatu dhe nuk do e zbatojmë këtë vendim”, ka thënë Kurtishaj.

Këtë vendim Kurtishaj e ka konsideruar absurd, pasi që thotë se nuk janë pyetur para se të merret vendimi dhe deri më tani nuk janë subvencionuar deri më tani.

“Sikurse zëvendësministri të financonte dhe të subvenciononte operatorët e transportit rrugor, të lironte TVSh-në, akcizën e naftës, të lirohet për transportuesit rrugorë të udhëtarëve, nëse zëvendësministri do të fillonte procedurat prej kohës kur ka ardhur që të importohen autobusë në Kosovë pa pasur nevojë që të paguhet dogana dhe tatimi mbi vlerën e paguara në kufi në mënyrë që të ofrohet një siguri më e madhe për qytetarët”, ka thënë ai.

DOKUMENT – Qeveria merr vendim ta përgjysmojë biletën e autobusit për studentët dhe disa kategori tjera