"Kallxo Përnime" për turizmin në Kosovë, Foto: KALLXO.com

Kurtishaj: Ciceronët në Kosovë po operojnë pa licenca

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj në “KallxoPernime” ka thënë se në Kosovë ciceronët (udhërrëfyesit) po operojnë pa licenca.

“Janë duke operuar ciceronët pa asnjëlloj licence. Mundet një ciceron nga Maqedonia me ardh në Prizren dhe me folë për Lidhjen e Prizrenit. Nuk i është dhënë prioritet i caktuar. Është momenti i fundit të kthehen sytë dhe vëmendja nga sektori i turizmit”, tha ai.

Duke folur për mungesën e ciceronëve, Kurtishaj shtoi se po mundohen të bëjnë zgjidhje.

“Mundohemi me bë zgjidhje, janë disa ciceronë. Ka plot raste kur i kemi marrë nga grupe që kanë ardhur nga jashtë. Ka raste kur vetë ata paraqiten nëpër agjencione turistike por ata nuk janë të licencuar”, theksoi ai në “Kallxo Përnime”.

Të pranishmit tjerë thanë se në Ligjin për Turizimin nuk është e specifikuar çështja e licencimit të ciceronëve dhe guidave turistike.

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për turizmin në Kosovë.