Kurti zhvillon bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Kurti në një postim në Twitter bëri të ditur se me Chollet ka diskutuar për domosdonë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimir me Serbinë dhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”- shkruan Kurti.