
Albin Kurti në Ohër, Foto: KALLXO.com
Kurti: Vuçiq refuzoi ofertën për një asociacion që unë do të hartoja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka refuzuar ofertën e tij për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës, në një asociacion që do ta hartonte dhe propozonte vetë kryeministri i Kosovës.
Kurti ka thënë se Vuçiqi pasi refuzoi të nënshkruante Marrëveshjen bazë më 27 shkurt dhe aneksin e implementimit më 18 mars, ai refuzoi edhe këtë propozim të ofruar nga Kurti.
“A është ai Dr. Jo apo Z. Jo?”- ka pyetur Kurti.
“Pas refuzimit që të nënshkruante Marrëveshjen më 27 shkurt dhe para se të refuzonte të nënshkruante sërish më 18 mars aneksin, presidenti i Serbisë refuzoi edhe ofertën time bujare për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës, në një asociacion që unë do të hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo Z. Jo? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.
After refusing to sign the Feb. 27 Agreement & before refusing again to sign it w/ the Mar. 18 Annex, Serbia’s President declined my generous offer of self-management for 🇽🇰Serbs, in an association that I’d draft & propose. Is he Dr No or Mr Nyet? Well, we know he’s not a doctor.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 21, 2023