qeveria e kosoves

Kurti: Vlerësimi nga Transparency International do te ketë ndikim pozitiv për investimet nga jashtë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar ndaj progresit të Kosovës, në luftën kundër korrupsionit.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Kurti tha se vlerësimi i Kosovës nga Transparency International, i inkurajon të vazhdojnë rrugën në luftën kundër korrupsionit.

“Ky sukses do të reflektohet pozitivisht në vendimet e Brukselit në vendin tonë por edhe në investimet e jashtme pa frikë nga shantazhi e haraqi i së kaluarës. Që kur e morëm detyrën treguam gatishmëri për shkatërrimet kriminale, pa marrë parasysh se cilit grup i takojmë”, tha Kurti.

Sipas Kurtit Policia e Kosovës ka shkatërruar 49 grupe kriminale, që sipas tij krahasuar me vitin 2020 këto shifra tregojnë ngritje për 75 për qind.

Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u renditur e 39-ta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.