Kurti viziton Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë për një vizitë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Sipas njoftimit për media, Kurti pas homazheve që do t’i zhvilloj në Krushë të Madhe, do të vazhdoi për në Shqipëri.

“Pas homazheve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëton për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, ku do të zhvillojë takime me krerë institucional” – njofton ZKM në një njoftim për medie.

Ndërsa, mediat në Shqipëri raportuan se shefi i qeverisë së Kosovës do të ketë një takim me homologun, Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Temë e diskutimeve, sipas mediave në Tiranë është edhe marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë e dakorduar në Ohër të Maqedonisë së Veriut.