Kryeministri Slbin Kurti Kurti viziton myftiun Naim Tërrnava/ Foto: ZKM

Kurti viziton BIK, falënderon Tërrnavën për kontributin e tij në zhvillimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku është pritur nga myftiu Naim Tërrnava.

Kurti në fjalën e tij ka thënë se ishte kënaqësi që të takohet me myftiun Tërrnava pas dy viteve të përballjes me pandeminë.

“Ishte kënaqësi që të takohemi me myftiun Tërnava, pas dy vjetëve në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, meqenëse për shkak të pandemisë na u bë e pamundur vizita në festat e mëhershme”, ka deklaraur Kurti.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se, Kurti ka falënderuar myftiun Tërrnava për kontributin dhe rolin që ka pasur për shoqërinë dhe shtetndërtimin e zhvillimin e Kosovës.

“Me lutjet më të mira që t’u pranohet agjërimi, që t’u pranohet sakrifica, dëshiroj për të gjithë njerëzit që të ketë paqe, të ketë mirëqenie, të ketë lumturi. Dhe më lejoni që edhe njëherë ta falënderoj Bashkësinë Islame të Kosovës, ta falënderoj myftiun Naim Tërnava për kontributin dhe rolin e jashtëzakonshëm që kanë pasur për shoqërinë, për shtetin për kombin, për çlirimin, edhe për pavarësinë edhe për shtetndërtimin e zhvillimin e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Sipas njoftimit, Kurti gjithashtu ka falënderuar BIK-un që nëpërmjet rrejtit të saj, po i ndihmon Kosovës që të shprëndahen pakot për qytetarët.

“Në veçanti e falënderoj që nëpërmjet rrjetit të saj, Bashkësia Islame e Kosovës po ndihmon shumë që të shpërndahen pakot për qytetarët e vendit tonë, të cilët janë pjesë të masave tona që të gjithë bashkërisht këtë krizë të shumëfishtë ta kalojmë sa më kollaj dhe sa më shpejtë”, është shprehur keryeministri Kurti.