
Kryeministri Kurti dhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi Foto: ZKM
Kurti vizitoi Komunat e Fushë-Kosovës dhe Obiliqit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar qytetet e Obiliqit dhe Fushë-Kosovës, ku është takuar me kryetarët e këtyre dy komunave.
Bashkë me kryeministrin në detyrë, në këto vizita ishte edhe ministrja në detyrë e Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi.
Kurti është njoftuar për së afërmi nga kryetarët e komunave për respektimin e masave të institucioneve të shëndetësisë përballë pandemisë COVID-19.
“12 marketet e mëdha janë duke u zbatuar masat e qeverisë dhe këshillat e profesionistëve. Thirrja për dezinfektimin e karrocave e shportave në markete është duke zbatuar, sikurse edhe praktika që nëpër furra të bukës një person të bëjë pagesat kurse tjetri tjetri të ofrojë shërbimin. Deri tani janë katër raste të konfirmuara me virus e dy prej tyre të shëruar”, thuhet në komunikatën e Qeverisë për vizitën e Kurtit në Fushë-Kosovë.
“Kurse, në Kastriot, kryetari z. Xhafer Gashi, i cili njëherit është ushtrues detyre i Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) i ofroi tërë kapacitetet e tij edhe si kryetar komune por edhe si u.d. i kryetarit të AKK-së për t’i shpërndarë masat e qeverisë dhe për t’u siguruar që ato po zbatohen”, thuhet tutje në komunikatë.