Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalimit në 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Foto:ZKM

Kurti: Vetëm të lidhur bashkë dhe besnikërisht rreth Lidhjes mund të avancojmë në rrugën tonë

Në kuadër të shënimit të 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, si dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Gluak Konjufca.

Sipas njoftimit kryeministri ka thënë 10 qershori i vitit 1878  konsiderohet si fillimi i një udhëtimi të strukturuar politik të shqiptarëve, e i cili vazhdon dhe sot.

“Prandaj çdo 10 qershor, ne vijmë në Prizren për ta kujtuar Lidhjen Shqiptare nga vendi ku ajo u ngjiz dhe mori jetë pastaj, për tu shtrirë në krejt hapësirën shqiptare dhe tutje përpara në kohë deri te ne sot. Prandaj sot i kemi këtu edhe Presidentët e të dyja shteteve tona republikane, të Shqipërisë dhe të Kosovës, për ta mirëmbajtur linjën drejtuese institucionale të kultivimit të idealeve dhe interesave politike të kombit shqiptar”- ka thënë Kurti.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalimit në 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Foto: ZKM

Tutje, kryeministri Kurti shtoi se duke qëndruar të lidhur mes nesh dhe duke ruajtur lidhjet tona me idealet politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ne ruajmë traditën e shëndoshë politike të angazhimit tonë të përditshëm, për të çuar përpara interesat tona politike gjithnjë si një komb evropian.

“Vetëm të lidhur bashkë dhe besnikërisht rreth Lidhjes, si mendësi dhe vetëdije politike, mund të avancojmë në rrugën tonë për përforcimin politik të shteteve tona, bashkë me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë evropianë e amerikanë”, dhe se për këtë, Lidhja na bashkon sot dhe do të na bashkojë çdo mot, tha ai në përfundim të fjalës së tij”- është shprehur Kurti.

Kryeminsitri, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani në 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Foto: ZKM
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Foto: ZKM