Kurti uron Shtetet e Bashkuara për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë – 4 Korrikun.

Kurti ka thënë se ShBA-ja është partnere dhe aleate e pazëvendësueshme në arritjet e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e pavarësisë së ShBA-së, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.

Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës.
Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.
Gëzuar 4 Korrikun!

Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shënojnë 245-vjetorin e Pavarësisë.