Kurti uron hendbollistet U18 të kombëtares së Kosovës për kualifikim në Botëror
Kryeministri Albin Kurti ka uruar hendbollistet e Kosovës U18 për kualifikimin në Botërorin që do të mbahet në muajin gusht në Kinë.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Kurti tha se me këtë fitore, vajzat kosovare kanë arritur një sukses historik.
“Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë sukese në rrugëtimin e botërorit”- ka shkruar Kurti.
Vajzat kosovare u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, të mbajtur në Tashkent të Uzbeksitanit.
Kosova mundi në finale Nigerinë me rezultat 22:16.
View this post on Instagram