Kurti uron Fitër Bajramin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar festën e Fitër Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë thirrje edhe për kujdes të shtuar për shëndetin e njëri-tjetrit.
“Me fat Fitër Bajrami! Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.
Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit. Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim. Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë!”, ka shkruar Kurti në Facebook.