(Foto: HLTV)

Kurti uron ekipin "Bad News Eagles" për kualifikimin në turneun botëror CS:GO

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar djemtë e ekipit “Bad News Eagles” për kualifikimin në turnen botëror të CS:GO, PGL Major Antwerp 2022.

Kurti është shprehur i gëzuar për rezultatin e ekipit kosovar duke thënë se prej internet-kafesë sot ata përfaqësojnë Kosovën në garën më të madhe në botë.

“Bravo gamers! Kosova bën historinë me kualifikimin në PGL Antwerp Major 2022. Bad News Eagles sot mposhtën Sinners me rezultat 2:1. Kjo fitore i bën pjesë të garës më të madhe të vitit për CSGO.Pra, prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE nga sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë. I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Instagram.

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Ekipi ‘Bad News Eagles’ kanë shkruar historinë sot duke mposhtur SINNERS në Rumani, duke u bërë ekipi i parë shqiptar i cili kualifikohet në turneun më të madh botëror të CS:GO.

Rreth 30 mijë shikues ishin të pranishëm në streamin zyrtar të PGL, dhe rreth 8 mijë shikues ishin të pranishëm tek streami i shqiptarit Xhoci, për të shikuar derbin e ekipit nga Kosova kundër ekipit SINNERS.Ndeshja filloj me fitore në mapin e parë nga ekipi çek SINNERS, por ekipi shqiptar Bad News Eagles arriti të rikthehet duke e fituar mapin e dytë me lehtësi, për të shkuar në mapin e tretë i cili ishte përplot emocione ku në fund doli fitues ekipi shqiptar me rezultat të ngushtë 16:14, duke përfunduar ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa, dhe duke e siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO i cili do të mbahet në Belgjikë me ekipet më të mira të botës, transmeton Telegrafi.

VIDEO – Ekipi shqiptar ‘Bad News Eagles’ kualifikohen në turneun më të madh botëror të CS:GO