Kurti urohet nga homologu japonez

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër urimi nga homologu japonez, Yoshihide Suga. Suga, sipas komunikatës nga zyra e kryeministrit, e ka uruar Kurtin për pozitën e re si dhe theksoi se Kosovën e konsideron me rol kryesor për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, ndërsa është e përkushtuar të kontribuojë në zhvillimin e saj.

Sipas komunikatës, Suga beson se Kurti do të dëshmojë një lidership të fortë drejt promovimit të reformave sociale dhe ekonomike në vend. Ai shtoi tutje se “Kosova do të ketë mbështetje të vazhdueshme nga Japonia, përfshirë këtu ndihmën përmes grantit të paraparë për adresimin e pandemisë COVID-19”.