Foto: ZKM

Kurti: Unë kam vizë për në ShBA, mund të nisem qysh nesër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë në KTV ka folur për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vizitës së tij të mundshme atje.

Kurti tha se ka vizë amerikane dhe mund të niset qysh nesër për në ShBA.

“Unë kam vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë mund të nisem nesër”, ka thënë Kurti.

Ai thotë që do ta vizitojë Amerikën vitin e ardhshëm.

“Vizita për në ShBA do të jetë vitin e ardhshëm”, ka thënë tutje kryeministri Kurti.