Kurti udhëton për në Turqi, pritet të takohet me presidentin Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në mëngjes ka udhëtuar për në Stamboll të Turqisë për një vizitë pune njëditore.

Sipas njoftimit, Kurti do të pritet në takim bilateral nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Pas takimit dhe darkës së punës, do të ketë një konferencë të përbashkët për media, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Bashkë me kryeministrin Kurti kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.