Foto: ZKM

Kurti udhëton për në Japoni

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish kryeministrit japonez, Shinzo Abe i cili vdiq pasi u qëllua me armë në muajin korrik.

Kurti ka udhëtuar për në Japoni bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Siç ka njoftuar kryeministria, Kurti pritet të ketë edhe takime të tjera zyrtare gjatë qëndrimit në Japoni.

Vdes ish-kryeministri japonez pasi u qëllua me armë gjatë një fjalimi