
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën për Siguri në Mynih
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar të enjten, më 13.02.2025, për Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën për Siguri në Mynih (Munich Security Conference 2025).
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Mynih të Gjermanisë për të marrë pjesë në konferencën tre ditore të sigurisë – Munich Security Conference 2025”- njoftoi Zyra e Kryeministrit..
Gjatë ditës u njoftua se edhe presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në këtë konferencë.
Konferenca e Sigurisë në Mynih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit mes shteteve.
Ky organizim konsiderohet si forumi kryesor në botë për debatimin e politikave ndërkombëtare të sigurisë.