Kurti udhëton për në Britani të Madhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Britani të Madhe.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, gjatë qëndrimit atje, Kurti do të zhvillojë takime të “nivelit të lartë”.

Në mesin e tyre, thuhet se ai do të takohet me Sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss.

Ndërkaq, sot gjatë ditës ai do të mbajë një ligjëratë të hapur në Oxford Union, kurse nesër një të tillë në Universitetin e Cambridge.

Muajve të fundit, Kurti ka zhvilluar vizitë disa javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më pas disa ditë në Zvicër.