Foto ilustrim
Kurti udhëton për në Austri, do të jetë pjesëmarrës në Forumin Ekonomik të Vjenës
03.11.2024 - 12:25
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot me 03.11.2024 ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë.
Sipas njoftimin të Zyrës së Kryeministrit, Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.
“Në kuadër të qëndrimit në Austri, ai së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, sot do të takohen me bashkatdhetarë tanë dhe miq të shtetit të Kosovës në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austri” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Udhëtimi i Kurtit në Austri vjen pas udhëtimit të tij në Zvicër me 31.10.2024, ku mori pjesë në konferencën “Business Agility Day” në Cyrih.