
Kurti u takua me ministrin e Financave të Gjermanisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë me 15.02.2025 është takuar me ministrin e Financave të Gjermanisë, Jorg Kukies, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke përfshirë ato në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për mundësitë për rëndësinë e shtimit të shkëmbimeve tregtare, investimeve të thuaja dhe bashkëpunimit ekonomik.
“Gjatë bisedës, kryeministri Kurti veçoi zbatimin e 12 profileve të arsimit dual dhe planet për shtimin edhe të 10 të tjerave për të zgjeruar lidhjet ndërmjet shkollimit profesional dhe tregut të punës, përkatësisht arsimit me ekonominë, rolin e diasporës sonë për forcimin e urave ndërmjet dy vendeve, dhe progresin, ofertën për investitorë të huaj dhe përparësitë e sektorit te teknologjisë në Kosovë” – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Në Munih po qëndron edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
Konferenca e Sigurisë në Munih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, Dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në mes shteteve.
Ky organizim konsiderohet si forumi kryesor në botë për debatimin e politikave ndërkombëtare të sigurisë.