FOTO - Drejtoria e Bujqësisë - Rahovec

Kurti u premton ndihmë fermerëve që pësuan nga reshjet e shiut dhe breshrit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka vizituar Komunën e Therandës, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga reshjet.

Kurti, u shpreh i gatshëm të ofroj ndihmë institucionale për dëmet që janë shkaktuar.

“Ne si qeveri jemi të përkushtuar që atë që prodhon, atë që punon, ta ndihmojmë dhe nëse ka ndonjë fatkeqësi natyrore sikur kjo që ndodhi deri tash atë herë natyrisht nuk bëhet fjalë se pati ndonjë gabim të pronarit apo punëtorit por ishte fatkeqësi natyrore dhe ne duhet tu gjendemi”, tha Kurti.

Në këtë vizitë prezent ishte edhe Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa.

Ai tregoi se është krijuar një komision i cili do të bëjë vlerësimet e dëmeve.

“Ashtu siç tha edhe kryeministri Kurti ne kemi themeluar edhe një komision të përbashkët Ministria e Bujqësisë me komunën e Suharekës por dhe gjitha komunat që janë prekë nga kjo fatkeqësi natyrore. Do të bëjmë evidentim dhe vlerësim të dëmeve dhe duke e shfrytëzuar buxhetin që e kemi edhe për rezervat edhe për buxhetin e ndarë për pandeminë do t’i shfrytëzojmë gjitha mundësit buxhetore t’i kompensojmë dëmet në të gjitha komunat”, tha Mustafa.

Edhe kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj, tha e brenda javës do të dalin me vlerësimin e dëmeve.

“Jemi dakordu për krijimin e një komisioni të përbashkët dhe besoj që brenda javës do të dalim në vlerësim”, u shpreh ai.

Publiée par Bali Muharremaj sur Jeudi 21 mai 2020