Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti u bën thirrje shqiptarëve në Serbi t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi që t`i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë dhe pasurive.

Kurti ka thënë se regjistrimi i cili ka nisur sot në Serbi për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike.

Ai ka thënë se Shqiptarët që jetojnë në Serbi, në vazhdimësi përballen më diskriminim kombëtar e njerëzor dhe së  fundmi edhe më pasivizim të adresave të tyre.

“Shqiptarët që jetojnë në Serbi, në vazhdimësi përballen më diskriminim kombëtar e njerëzor e së fundmi edhe me pasivizim të adresave të tyre. Ftoj shqiptarët që jetojnë në Serbi, e në veçanti ata të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t’i përgjigjeni duke regjistruar veten dhe familjarët, ju ftoj që shtypjes t`i përgjigjeni me regjistrim, edhe ata që gjenden me banim të përkohshëm në diasporë dhe Kosovë. Të dëshmoni me vendosmëri që jeni aty” – ka thënë Kurti përmes një video mesazhi.