Kurti u bën thirrje Bahtirit dhe Rakiqit për bashkëpunim në luftën ndaj coronavirusit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar nga kryetarët e Mitrovicës Jugore dhe asaj Veriore që të bashkëpunojnë për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Përmes një videoje të publikuar sot, Kurti ka thënë se ‘bashkë duhet të luftojmë dhe të gjithë do të fitojmë’.

“I bëj thirrje kryetarit të Komunës jugore të Mitrovicës, Agim Bahtirit dhe kryetarit të Komunës veriore të Mitrovicës Goran Rakiq që të mos e acarojnë gjendjen. Kemi nevojë që me gjithë fuqinë dhe dijen tonë të përkushtohemi kundër përhapjes së coronavirust”, ka thënë ai.

Ta ruajmë veten dhe mbrojmë njëri-tjetrin. Për shëndetësi dhe siguri e keni qeverinë në detyrë kudo e kurdo.

Ta ruajmë veten dhe mbrojmë njëri-tjetrin. Për shëndetësi dhe siguri e keni qeverinë në detyrë kudo e kurdo.

Publiée par Albin Kurti sur Dimanche 5 avril 2020

Të premten Mitrovica e Veriut dhe Zveçani janë vendosur në karantinë për shkak të rasteve të reja që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.