Kurti tregon temat e diskutuara me shefin e NATO-s

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se prioritet i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kurti është deklaruar pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke bërë të ditur edhe temat që sipas tij janë diskutuar në këtë takim.

“Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg theksova se Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar për zhvillim ekonomik, për mirëqenie të qytetarëve tanë, demokraci, të drejta të njeriut dhe të pakicave, siguri për të gjithë dhe për secilin, sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri. Anëtarësimi në NATO është prioritet i yni”, ka shkruar Kurti në rrjetin social ‘Facebook’.

Sot kryeministri Kurti është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, një ditë para takimit që do ta ketë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Kurti pas takimit me shefin e NATO-s: Qytetarët e Kosovës kanë arsye për të qenë vigjilentë për shkak të politikave të Serbisë