Foto: Albin Kurti/ Facebook

Kurti tregon për takimet me liderët botëror në Forumin e Paqes në Paris, mungon fotografia me Ramën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar rreth takimeve që ka pasur me liderët botëror dje dhe sot gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Paqes në Paris.

Kurti ka njoftuar se mes tjerash ka takuar edhe zëvendëspresidenten e SbBA-së, Kamala Harris dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Dje dhe sot po marr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe. Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti tutje është shprehur se takime e biseda zhvilluam edhe me liderë të ndryshëm nga rajoni dhe bota, por që në fotografitë e shpërndara shihet edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, por jo në ndonjë pamje vetëm me Kurtin.

Foto: Albin Kurti/ Facebook

“Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, z. Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell”, thuhet në publikimin e Kurtit.

Foto: Albin Kurti/ Facebook