Kurti: T'i jepet fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me votimin e sotëm në Parlamentin Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën.

Ai përmes një postimi në Twitter tha se e mirëpret votën e shumicës në favor të liberalizimit dhe i bëri thirrje Këshillit që të ndjekë vullnetin e shumicës dhe t’i jepet fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.

“E mirëpres votimin e sotëm të shumicës dërmuese në Parlamentin Evropian në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Këshilli Evropian duhet të ndjekë Komisionin dhe vullnetin e shumicës në Parlament për t’i dhënë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës,” ka shkruar Kurti.

Raporti për Kosovën mori 472 vota për, 165 kundër dhe 41 abstenime.

Miratohet raporti për Kosovën, mbështetet liberalizimi i vizave