Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti thotë se Serbia refuzoi të bisedoj për situatën në veri, meqë s’do fqinjësi të mirë

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se ka pasur ofertë nga ndërkombëtarët që Kosova dhe Serbia të shkojnë në Bruksel për dialog pas situatës së krijuar në veri si shkak i vendimit për targa.

Kurti ka deklaruar se këtë ofertë e ka refuzuar Serbia, gjë e cila për Kurtin vërteton tezën se Serbia nuk është e interesuar për një fqinjësi të mirë.

“Ne kemi pasur ofertë nga ndërkombëtarët që të shkojmë në Bruksel, por që Serbia e ka refuzuar”, tha ai.

Kryeministri i vendit iu është kundërpërgjigjur edhe thirrjeve për shkarkimin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

“Ne jemi në një betejë të sigurisë andaj duhet të kemi kujdes. Nuk janë thirrje që i kontribuojnë situatës. Në kushtet kur Policia e Kosovës, me ligjshmërinë e saj është kryefjala e situatës së sigurisë dhe politikës, kjo është kërkesë për të ndërhyrë në strategjinë e Qeverisë sonë”, tha ai.

Rakiq: Kërkojmë nga Prishtina të vërtetojnë sulmin e Policisë ndaj qytetarëve serb