Kurti thotë se gjatë qeverisjes së tij janë krijuar mbi 25 mijë vende të punës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij janë krijuar mbi 25 mijë vende të reja të punës.

“Kemi krijuar mbi 25 mijë vende të reja të punës, zhvillimi ekonomik deri më tani në bazë të ASK është 10.53 e GJDP. Vitin e kaluar vlera e eksporteve ka arritur 2.7 miliardë një rritje prej 80 për qind në krahasim me vitin 2020”, tha Kurti.

Këtë deklaratë, kryeministri Kurt e dha gjatë mbajtjes së Forumit Ekonomik Kosovë-Austri.

“Vlera e mallrave të eksportuara është rritur prej 62 për qind dhe është shoqëruar më një rritje të sasi së mallrave të eksportuara. Investimet kapitale janë rritur 10 për qind më shumë se në vitin 2020”, shtoi Kurti.

Në Forumi Ekonomik Kosovë-Austri, kryeministri Kurti kërkoi nga kompanitë austriake që të investojnë në Kosovë.

“Investimi në Kosovë në ekonominë e saj, me gjasë të lartë do të jetë sukses për ju, nëse keni qenë hezitues deri tani për të bërë investim në Kosovë mund të ju siguroj që shumë prej faktorëve kryesor kanë ndërruar, dhe Kosova është bërë mjedis shumë miqësorë për bërje të biznesit”, tha ai.

Sipas Kurtit, qeverisja e tij e drejtë po bënë që vendi të ketë sukses në të gjitha fushat.

“Me qeverisjen e re, përkushtimi për sundim të ligjit transparencë dhe efektivitet jo vetëm që po zbatojmë parimet demokratike por edhe po thyejmë rekorde një pas një”, theksoi ai.

Forumi Ekonomik Kosovë-Austri, ka për qëllim promovimin e bizneseve dhe nxitjen e investimeve direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.