Kurti thotë se eksportimi i energjisë për muajt janar dhe shkurt 2022 është keqkuptim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjigjur për çështjen e eksportimit të energjisë të cilën e parashtruan deputetët në Kuvend.

Kurti tha se eksportimi i energjisë që ishte thënë të jetë bërë në muajt janar dhe shkurt të vitit 2022 është keqkuptim.

“Eksportimi i energjisë që u tha për muajt janar dhe shkurt të muajve janar dhe shkurt të vitit 2022, janë tre faktorë njëri prej të cilëve është keqkuptim”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, faktori i parë është tranziti i energjisë.

“Faktori i parë është tranziti i energjisë. Tranziti i energjisë nuk është eksport kur Serbia i shet energji Shqipërisë ose anasjelltas, kur Maqedonia e Veriut i shet energji Malit të Zi ose anasjelltas ajo kalon nëpër Kosovë, hyn e del, por, ajo që del nuk është eksport, prandaj duhet të kemi kujdes që të mos e keqkuptojmë si eksport”, ka shpjeguar Kurti.

Për faktorin e dytëm ai tha është se Ujmani ka kontrata afatgjate të eksportit të energjisë dhe se Ujmani eksporton për shkak se e ka obligim kontraktual.

“Faktori i dytë është që Ujmani ka kontrata afatgjate të eksportit të energjisë, ne i kemi gjetë ato kontrata. Me 38 euro e shet një megavatë orë, ama ne i kemi gjetë ato kontrata. Janë kontrata afatgjate të cilat i ka bërë Ujmani. Po, Ujmani eksporton sepse e ka obligim kontraktual shitjen kaq të lirë në një krizë energjetike”, ka deklaruar Kurti.

Ndërkaq si faktorë të tretë, kryeministri përmendi tepricën e energjisë në orët 03:00-05:00 pas mesnate.

“Vetëm mbrëmë po ju tregoj realisht dje në mëngjes si ka qenë. Në ora 03 prodhimin e kemi pasë 903 megavatë ndërkaq konsumin 864 megavatë. Në ora 04:00 dje në mëngjes e kemi pasë prodhimin 907 megavatë, konsumin 822 megavatë, pra më pak. Në ora 05:00 në mëngjes prodhimin e kemi pasë 905 megavatë ndërkaq konsumin 809”, ka deklaruar Kurti.

“Në orët pas mesnatës dhe në orët e hershme të mëngjesit ne kemi tepricë dhe tepricën normal që e eksporton nuk ke çka t’i bësh. Ky është shpjegimi i tre faktorëve”, shtoi ai.

Shpjegimi i Kurtit erdhi pas deklaratës së deputetit të PDK-së, Ferat Shala i cili tha se Kosova ka eksportuar energji nga dy burime prodhuese që sipas tij janë KEK-u dhe Ujmani.

“Lajm i mirë, Kosova paska eksportu energji nga dy burime prodhuse, KEK-u dhe Ujmani, këtë nuk mund t’a mohoni. Mund të jua argumentoj me të dhënat e fundit ditore. Nuk është shumë e madhe, megjithatë dhjetëraa milionë nuk janë pak për buxhetin e konsoliduar të Kosovës, Qeveria 10 milionë i ndau për rezervat shtetërore dhe ne kemi eksportu energji gjatë muajit janar dhe shkurt”, ka deklaruar Shala.

Ekportin e energjisë e kishte përmendur edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se Qeveria që ndau 100 milionë për subvencionim të rrymës ndwrkaq Kosova kishte eksportuar 30 milionë.

“Si ka mundësi që në kohën kur kemi importu me çmime shumë të larta ne edhe paskemi eksportuar?”,ka thënë Bajrami.