Kurti thirrje qytetarëve të Tërnocit: Votone Shaip Kamberin si zë i fuqishëm shqip

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje qytetarëve të Luginës së Preshevës që ta votojnë koalicionin e Shqiptarëve të Luginës dhe kandidatin për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Kurti tha se vota për Kamberin dhe për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës nesër, është detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote.

“Është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t’i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mosdurim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd. Goditja fillon me votën e parë në hapje të vendvotimeve, duke arritur numrin e votave të nevojshme për Shaipin dhe përkrahjen për të”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri Kurti tha se Shaip Kamberi si deputet në Serbi do të mbrojë të drejtat e shqiptarëve dhe do të angazhohet kundër shtypjes së vazhdueshme nga pushtetit.

Tërnoci do të shkoj për herën e tretë në votim pas vendimeve nga Komisioni Qendror serb për përsëritje.

Kamberi pas vendimit për përsëritje të zgjedhjeve në Tërnoc: Serbia nuk do shqiptarë në Kuvend