Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti- të rinjve të mërgatës: Vota juaj është e rëndësishme për një të ardhme më të mirë të Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të rinjve të mërgatës që të votojnë në zgjedhjet e parakohshme.

Kurti përmes një videoje ka thënë se vota e tyre është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

“Të dashur bashkatdhetar, a jeni të gatshëm të votoni në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Nëse keni shtetësi të Kosovës dhe I mbushni 18 vjet deri në datën e zgjedhjeve keni të drejt të votoni nga mërgata. Po ashtu edhe nëse nuk keni shtetësi të Kosovës, por keni lindur në Kosovë ose së paku njërin prind e keni të lindur në Kosovë apo shtetas i Kosovës atëherë edhe ju keni të drejt vote. Mos harroni, vota juaj është shumë e rëndësishme dhe mund ta drejtoj Kosovën për një të ardhme shumë më të mirë”, ka thënë Kurti përmes një videoje në Facebook.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka shpërndarë sonte Kuvendin dhe ka caktuar datën 14 shkurt për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.