Kryeministri Albin Kurti në takim me kryetarët e komunave të Kosovës | Foto: ZKM

Kurti takon sot kryetarët e komunave

Kryeministri Albin Kurti ka thirr sot në takim kryetarët e komunave, krejt kjo me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe pushtetit lokal.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.

Takimi do të ndodhë sot paradite në njërin nga hotelet në Pejë dhe do të diskutohet për performancën buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar. /Telegrafi