Kurti takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk ka alternativë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një takim me shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Në komunikatën e lëshuar nga zyra për media e qeverisë bëhet e ditur se Kurti dhe Wigemark kant biseduar për sundimin e ligjit.

“Qeveria e Kosovës është e vendosur të ndërtojë Shtetin e së Drejtës në vendin tonë. Sundimi i Ligjit nuk ka alternativë. Në takim u diskutua për mënyrat e mundshme të përkrahjes për Qeverinë në lëmitë ku përvoja dhe aftësitë e EULEX-it përbëjnë një ndihmë të konsiderueshme”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim kryeministri Kurti ka theksuar rëndësinë e madhe të adresimit të gati 300 mbetjeve mortore në Morgun e Prishtinës. Për këtë u premtua bashkëpunim nga ana e EULEX-it.