Kurti takon përfaqësuesit e kombëtares, i përgëzon për qëndrimin që mbajtën në Rumani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e kombëtarës së Kosovës në futboll pas kthimit të tyre nga Rumania, ku kishin braktisur lojën në minutat e fundit pas thirrjeve raciste.

Kurti përgëzoi lojtarët për lojën dhe qëndrimin që mbajtën për Kosovën.

“Së pari dua t’u përgëzoj për lojën e shkëlqyeshme që keni bërë në Rumani ku keni dominuar në fushën e gjelbër dhe në të njëjtën kohë të shpeh solidaritetin tonë të plotë me qëndrimin që keni mbajtur aty. Ai është qëndrim parimor, i drejtë e dobishëm edhe për Kosovën, futbollin e secilin qytetar të vendit tonë që është ndjerë i përfaqesuar me deklaratën dhe qendrimin e kapitetit Amir Rrahmani”- u shpreh Kurti.

Kryeministri më tej theksoi se tash ka nevojë për drejtësi, duke cituar fjalët e Amir Rrahmanit.

“Dua t’i bëjë thirrje UEFA-së dhe FIFA-s që të mos lejojë këto gjëra. Kosova ka pasur të kaluar të vështirë, luftë masakra e gjtihcka. Nuk ka qenë e lehtë të arrihet këtu, andaj meritojmë respket. Të gjithë duhet të dijnë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri, kaq, këtu mbaron”.

Më 15.11.2024 ndeshja e Kosovës në udhëtim te Rumania nuk arriti të mbyllet si çdo ndeshje tjetër, pasi futbollistët dardanë refuzuar të rikthehen në fushë pas thirrjeve raciste dhe ksenofobike nga tifozët vendas.

Megjithatë, gjyqtari kryesor i ndeshjes u rikthye në fushë me lojtarët rumunë për ta ndërprerë ndeshjen, e cila deri në minutat shtesë ishte e barabartë 0-0.

Reagon kreu i FFK-së, Agim Ademi: Kosova do të shkojë deri në CAS