Albin Kurti dhe Miroslav Lajçak

Kurti takon Lajçakun në Davos të Zvicrës, bisedojnë për hapat e ardhshëm në dialog

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti në Davos të Zvicrës.

Lajçak ka thënë se kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Fillova ditën time në Davos me një diskutim të thelluar me Kryeministrin Albin Kurti. Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”- ka shkruar ai në Twitter.

Një takim i nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq është paralajmëruar që një kohë të gjatë.

Takimi i fundit me Kurtit dhe Vuçiq u mbajt në nëntor të vitit 2022.

Ditë më parë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i çuditur që ende nuk ka ende ftesë për takimin e radhës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ftesë për dialog në Bruksel, takim të lartë të radhës nuk kemi ende. Të ju them të drejtën kjo është pak e çuditshme për mua meqenëse më 18 gusht jemi marrë vesh të kemi takime për çdo muaj”- është shprehur Kurti më 6 janar.