Kurti dhe Lajçak, Foto: Qeveria e Kosovës

Kurti takon Lajçakun, flasin për takimin e radhës në Bruksel

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Zyra e Kryeministrit tha se Kurti dhe Lajçak diskutuan për takimin e radhës në Bruksel.

“Kryeministri Kurti dhe z. Lajçak diskutuan për dialogun dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Folën po ashtu për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel. U zotuan për komunikim dhe kontakte të rregullta, si dhe koordinim të vazhdueshëm. Paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë dhe siguria rajonale e kanë shumë të rëndësishme raportin dhe marrëveshjen e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

“Kryeministri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të përparuar drejt integrimit evropian. Ndërsa z. Lajčák shprehu mbështetjen e tij për agjendën evropiane të Kosovës”, vijon njoftimi.

Lajçak sot pasdite takoi edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Osmani në takim me Lajçak: Suksesi në procesin e dialogut – i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin

www.kallxo.com