Foto; Zyra e Kryeministrit

Kurti takon Çanakun dhe Mitropolin e Kishës Ortodokse të Malit të Zi, flet për rreziqet nga regjimet autoritare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kanë zhvilluar një mëngjes pune në Prishtinë me bashkëthemeluesin dhe ish-udhëheqësin e partisë së qendrës së majtë, Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, të shoqëruar me Mitropoli i Kishës Ortodokse të Malit të Zi, Boris Bojoviq.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se gjatë bisedës u diskutua mbi çështje aktuale, zhvillimet në rajon, pasojat e vazhdueshme të agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe rrezikun që lufta atje vazhdon të paraqes për sigurinë e kontinentit të Evropës dhe rajonin e Ballkanit.

“Në takim u diskutua edhe për raportet e Kosovës me Serbinë, për historikun, aktualitetin dhe perspektivën e tyre, dhe për gjendjen e pakicës serbe në Kosovë”- shkruan ZKM, më 16.09.2024.

Në takim ishte edhe Mark Baskin, profesor dhe këshilltar i lartë në Qendrën për Dialog Humanitar.

Sipas Kryeministrisë, Kurti theksoi se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka shpërfaqur qartë rreziqet që regjimet autoritare paraqesin për shtetet fqinje, përveçse për të drejtat e njeriut dhe mirëqenien e popullatës vendëse.

“Ai veçoi rëndësinë që demokratizimi i shoqërive, pluralizmi partiak, sundimi i ligjit, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimi rajonal kanë në përballje me këto rreziqe, krahas mbështetjes të vazhdueshme ndaj Ukrainës në luftën e saj çlirimtare – të cilën Republika e Kosovës po e mbështetet fuqishëm me gjithë kapacitetet e saj”- shkruan ZKM.

Edhe në fillim të këtij muaji, më saktësisht më 01.09.2024, Kurti takoi në Kryeministrit Çanakun, Mark Baskinin dhe Presidenten e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.

Zyra e Kryeministrit thotë se Kurti u njoftua se Serbia planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak